Transmetuar më 28-07-2026, 19:26

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Pushimi i Shoferit–Fier Shegan, në dalje të fshatit Rrupaj, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet me targa greke ka tentuar të parakalojë një mjet me targa italiane, por manovra e gabuar ka sjellë përplasjen mes tyre. Si pasojë e goditjes, automjeti me targa italiane ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre personat që udhëtonin në automjetin me targa italiane, një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre i rritur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës nga dy autoambulanca për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po dokumentojnë rrethanat e aksidentit dhe po punojnë për disiplinimin e trafikut në këtë segment rrugor.

Aksi nacional Pushimi i Shoferit–Fier Shegan konsiderohet problematik për shkak të gjerësisë së kufizuar dhe fluksit të lartë të automjeteve, çka ka bërë që në këtë zonë të regjistrohen shpesh aksidente rrugore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit