

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një fermë blegtorie në Patos, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në bagëti.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe pranisë së sasive të mëdha të ushqimit për kafshët. Fermerët dhe banorët e zonës kanë ndërhyrë për të shpëtuar bagëtitë, ndërsa në ndihmë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Patosit dhe më pas ato të Fierit.
Pas disa orësh ndërhyrje, zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Nga zjarri raportohet se kanë ngordhur mbi 10 krerë bagëti, ndërsa janë shkatërruar sasi të mëdha ushqimi për kafshët, makineri bujqësore dhe ambiente të fermës. Dëmet materiale paraprakisht vlerësohen në rreth 7 milionë lekë.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve që sollën rënien e zjarrit.



Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






