

Bota e sportit shqiptar është tronditur nga një lajm i hidhur. Është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni, profesor universitar dhe një prej emrave të njohur në fushën e shkencave sportive.
Lajmi i ndarjes nga jeta u bë i ditur këtë të martë, më 28 korrik 2026. Sipas informacioneve paraprake, Pogoni dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Artan Pogoni ishte Doktor i Shkencave dhe profesor universitar, me një formim të gjerë akademik, i mbështetur në katër diploma universitare. Ai i kushtoi një pjesë të madhe të karrierës së tij zhvillimit të shkencave sportive në Shqipëri, veçanërisht në fushat e rekreacionit sportiv dhe metodologjisë së stërvitjes.
Kontributi i tij akademik dhe kërkimor u përqendrua në stërvitjen sportive, volejbollin dhe edukimin fizik. Gjatë viteve, ai publikoi 12 punime akademike dhe dy tekste mësimore, të cilat u shërbyen studentëve dhe profesionistëve të fushës së sportit.
Pogoni la pas një trashëgimi të rëndësishme në arsimin sportiv shqiptar, duke kontribuar në formimin e brezave të rinj të specialistëve dhe në zhvillimin e kërkimit shkencor në këtë sektor.
Ndarja e tij nga jeta ka sjellë reagime dhe trishtim në komunitetin sportiv e akademik shqiptar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






