

KORÇË – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, ku një automjet ka përplasur një karrocë fëmijësh gjatë kalimit në vijat e bardha.
Sipas informacioneve paraprake, nëna po kalonte rrugën me karrocën, ku ndodhej fëmija i saj rreth 1 vjeç e gjysmë, kur automjeti e goditi.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit ka transportuar menjëherë të miturin në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka kryer veprimet procedurale ndaj drejtuesit të automjetit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






