Transmetuar më 28-07-2026, 15:23

Cristiano Ronaldo po përgatitet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, kësaj radhe larg fushës së futbollit. Ylli portugez do të jetë pjesë e një seriali televiziv britanik me temë futbolli, ku do të angazhohet jo vetëm si aktor, por edhe në rolin e drejtorit ekzekutiv.

Seriali, i titulluar "Dita e Parë" (The First Day), do të rrëfejë historinë e një menaxheri futbolli dhe do të sjellë në ekran një kast me emra të njohur të sportit dhe kinemasë. Mes tyre do të jetë edhe ish-sulmuesi francez Thierry Henry.

Ky projekt shënon hyrjen e Ronaldos në botën e aktrimit, duke bashkuar pasionin e tij për futbollin me industrinë e filmit. Interesimi i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” për kinemanë është bërë publik edhe më herët, ndërsa seriali i ri i jep mundësinë të provojë veten në një tjetër fushë.

Pavarësisht angazhimit në televizion, 40-vjeçari do të vazhdojë karrierën si futbollist te Al Nassr në Arabinë Saudite, ku synon të arrijë shifrën historike prej 1000 golash zyrtarë.

Ndërkohë, e ardhmja e tij me Kombëtaren e Portugalisë mbetet ende e paqartë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit