Transmetuar më 28-07-2026, 15:12

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në unazën e Patosit, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre personave, raporton noa.al duke cituar policinë e qarkut Fier.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip "Benz", me drejtues shtetasin me iniciale L. M., dhe një automjet tip "Citroen", që drejtohej nga shtetasi T. M.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar bashkëshortja dhe dy fëmijët e drejtuesit të mjetit "Citroen".

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca, të cilat transportuan të plagosurit në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit