Transmetuar më 28-07-2026, 14:48

TIRANË – Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar këtë të martë kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tiranës, në kuadër të një veprimi hetimor.

Burime bëjnë me dije se gjatë operacionit janë kryer kontrolle, si edhe janë sekuestruar materiale dhe dokumente që pritet t’i shërbejnë hetimit.

Deri në këtë fazë, SPAK nuk ka dhënë informacion zyrtar mbi çështjen konkrete me të cilën lidhet operacioni, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Hetimet vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit