

Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po përgatit ankimimin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg, me synimin që çështja të depozitohet gjatë muajit shtator.
Sipas burimeve, dosja po hartohet nga dy studio ligjore të huaja, një britanike dhe një amerikane, në bashkëpunim me ekipin e avokatëve shqiptarë të Veliajt. Mbrojtja synon ta mbështesë kërkesën mbi pretendimet për shkelje të të drejtave procedurale gjatë procesit.
Mësohet se avokatët amerikanë kanë hasur vështirësi në kontaktin me klientin e tyre, pasi ende nuk kanë marrë autorizimin e nevojshëm për ta takuar në ambientet ku mbahet.
Ndërkohë, gazetarja Klodiana Haxhiaj raportoi se këtë të martë, Ben Brendon, avokat i një studioje ligjore britanike, zhvilloi një takim me Erion Veliajn në burg, ku u njoh nga afër me materialet e dosjes hetimore.
Mbrojtja pritet të ndërmarrë hapat formalë për dërgimin e çështjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjatë muajit shtator.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






