

DURRËS – Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në ambientet e Portit të Durrësit, ku një drejtues kamioni është përplasur nga një tjetër automjet i rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari, me origjinë nga Kosova, ndodhej në këmbë pranë kamionit të tij kur është goditur aksidentalisht nga një tjetër drejtues mjeti.
Pas përplasjes, shoferi është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku po merr trajtim mjekësor. Nuk janë bërë ende të ditura detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.
Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen mes dy automjeteve të rënda.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






