Transmetuar më 28-07-2026, 11:18

Francë/ Trupat e pesë foshnjave gjenden në shtëpinë e një çifti në Orange

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në qytetin Orange, në departamentin Vaucluse të Francës, ku autoritetet kanë gjetur trupat e pesë foshnjave në banesën e një çifti, raporton noa.al duke cituar Le Parisien.

Zbulimi erdhi pak orë pasi gruaja e shtëpisë ku u gjetln trupat, një 32 vjeçare, solli në jetë të hënën në mbrëmje fëmijën e saj të tretë, pas një rasti të tretë shtatzënie të dështuar.

Bashkëshorti i saj, i cili nuk ndodhej në banesë kur ajo u dërgua në spital, vendosi të kontrollonte disa kuti që mbaheshin në shtëpi, pas një debati mes çiftit për përmbajtjen e tyre. Gjatë kontrollit, ai gjeti trupin e dekompozuar të një foshnje.

Bashkëshorti e dërgoi trupin në spital ku drejtuesit e saj njoftuan më pas organet e drejtësisë, në bazë të nenit 40 të Kodit të Procedurës Penale franceze.

Policia mori në dorë çështjen dhe kreu kontroll në banesën e çiftit. Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan edhe 4 fetuse të vendosura në qese plastike, të cilat ndodheshin brenda kutive.

Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, të moshës tetë dhe dymbëdhjetë vjeç.

Hetuesit pritet të përcaktojnë rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së pesë foshnjave të gjetura në banesë.

Prokuroria e Carpentras nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare për ngjarjen.

Raste të ngjashme janë regjistruar edhe më parë në Francë. Në muajin shkurt, një grua 50-vjeçare u arrestua në Haute-Saône, pasi në banesën e saj u gjetën trupat e dy foshnjave.

Një nga rastet më të rënda të regjistruara në Francë ishte ai i Dominique Cottrez, e cila u dënua në vitin 2015 me nëntë vite burg për vrasjen e tetë foshnjave të porsalindura.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit