Transmetuar më 28-07-2026, 10:38

ISTOG – Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pas mesnatës në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Sipas informacioneve zyrtare, në aksident janë përfshirë një automjet i Policisë së Kosovës dhe një automjet civil. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Si pasojë e përplasjes kanë pësuar lëndime dy zyrtarë policorë nga Rajoni i Mitrovicës, si dhe tre qytetarë që udhëtonin me automjetin civil.

Të gjithë personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen e dy automjeteve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit