Transmetuar më 28-07-2026, 10:36

TOKIO – Një tërmet me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter goditi këtë të martë jugun e Japonisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Sipas raportimeve, epiqendra e lëkundjes u lokalizua në ishullin Kyushu, rreth 25 kilometra nga qyteti i Kumamotos, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Autoritetet japoneze kanë nisur monitorimin e situatës, ndërsa deri më tani nuk raportohen persona të lënduar apo dëme materiale.

Po ashtu, nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për rrezik cunami pas tërmetit.

Ekipet e emergjencës dhe institucionet përgjegjëse vijojnë vlerësimin e situatës në zonat e prekura, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes në rast të lëkundjeve të tjera pasuese.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit