

ELBASAN – Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 09:40, në aksin kombëtar pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë katër automjete. Në aksident janë lënduar dy persona të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit raporton noa.al duke cituar burime policore lokale.
Sakaq raportohet se automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së incidentit rrugor.
Për shkak të aksidentit, në zonë u krijuan për disa minuta vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa lëvizja u normalizua pas ndërhyrjes së autoriteteve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






