

27 korrik 2026 – Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse me dronë në rajonin e Dnipropetrovskut, në juglindje të Ukrainës.
Guvernatori rajonal, Oleksandr Khanza, njoftoi përmes rrjetit social Telegram se sulmet goditën disa zona të rajonit. Sipas tij, në qytetin e Nikopolit humbën jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur.
Një tjetër viktimë u raportua në zonën e Sinelnikovës, ku një grua humbi jetën. Ndërkohë, një burrë u plagos në qytetin e Pavlohradit.
Forcat ruse vijojnë të kryejnë sulme të shpeshta ndaj territorit ukrainas, që nga fillimi i ofensivës ushtarake në shkurt të vitit 2022. Sulmet me dronë dhe raketa mbeten një nga mjetet kryesore të përdorura në konflikt, duke shkaktuar vazhdimisht viktima dhe dëme në infrastrukturën civile.
💥 The moment a Geran jet struck Dnipropetrovsk. pic.twitter.com/ou7K0MV4An
— Military Summary (@MilitarySummary) July 27, 2026

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






