

Tiranë, 27 korrik 2026 – Protestuesit kanë përmbyllur fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë dhe më pas kanë nisur një marshim në rrugët e kryeqytetit, pas përplasjeve të regjistruara më herët gjatë protestës para Kuvendit.
Në përfundim të tubimit, qytetarët kanë lënë një mesazh simbolik në bulevard, ku prej javësh zhvillohen protestat kundër qeverisë. Me mbishkrimin "Ndalni dhunën", ata kanë kërkuar ndërprerjen e akteve të dhunës, duke e vendosur mesazhin përpara nisjes së marshimit.
Organizatorët e protestës kanë akuzuar Policinë e Shtetit për përdorim të forcës ndaj qytetarëve gjatë përplasjeve të ndodhura pranë Parlamentit, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende një reagim zyrtar lidhur me këto pretendime.
Gjatë protestës janë dëgjuar edhe thirrje si: "Rama në burg, Berisha në burg", "Shqipëria kërkon revolucion" dhe "Ju erdhi fundi", të artikuluara nga pjesëmarrësit në tubim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






