

DURRËS, 27 Korrik 2026 – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën “Vllazërimi” në qytetin e Durrësit, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës.
Nga ngjarja raportohet se një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen me vështirësi të një tjetër personi nga brendësia e mjetit të dëmtuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






