

TIRANË, 27 Korrik 2026 – Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas publikimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të pamjeve nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti i rrëzimit të një punonjëseje të administratës gjatë ndjekjes së deputetit Agron Shehaj.
Përmes një deklarate publike, Bardhi e ka cilësuar shpërndarjen e këtyre pamjeve si një veprim denigrues dhe shkelje të rëndë të të drejtës për privatësi, duke nëvizuar se lufta politike nuk duhet të keqpërdorë punonjësit e administratës parlamentare.
"Përveç shkeljeve të rënda të të drejtës kushtetuese për privatësi, publikimi nga Kuvendi i kamerave të brendshme të sigurisë përbën një veprim denigrues ndaj dinjitetit të punonjëses së përgjegjshme të Kuvendit. Publikimi i këtyre pamjeve është dhunë ndaj një vajze, një gruaje, një nëne", deklaroi Bardhi, duke dënuar me forcë si shkeljen e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, ashtu edhe dëmtimin fizik të punonjëses gjatë incidentit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






