

TIRANË, 27 Korrik 2026 – Aktivisti Ilir Xhemalaj deklaroi gjatë fjalës së tij në protestën e zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë se nga ana e pushtetit është tentuar të shuhet tubimi i qytetarëve, por se kjo përpjekje do të rezultojë e dështuar.
Nga podiumi i ngritur përpara selisë së qeverisë, Xhemalaj theksoi se pjesëmarrësit kanë dalë në shesh për të kërkuar drejtësi dhe ndryshim të qëndrueshëm politik në vend.
“Sot u tentua që të shuhej protesta. Sot ka dalë populli shqiptar dhe kërkon drejtësi. Për ato jetë që na keni marrë, për vëllezërit dhe motrat tona që kemi larguar nga Shqipëria. Jemi këtu dhe kërkojmë vetëm një fjalë: dorëheqje”, u shpreh ndër të tjera aktivisti gjatë fjalës së tij.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






