Transmetuar më 27-07-2026, 21:16

ROMA, 27 Korrik 2026 – Zhvillime të papritura kanë përfshirë ekipin kombëtar të Italisë, ku drejtori teknik Paolo Maldini dhe këshilltari i tij Leonardo kanë paraqitur dorëheqjen nga detyrat e tyre, në një kohë kur gara për stolin e "Azzurrëve" mbetet plotësisht e hapur.

Pasi Andrea Pirlo njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga kandidatura për të marrë drejtimin e kombëtares, largimi i Maldinit dhe Leonardos i ka dhënë një kthesë të re procesit të përzgjedhjes së trajnerit. Në këto rrethana, Roberto Mancini është rikthyer si kandidati kryesor për të marrë frenat e përfaqësueses, duke parakaluar emrin e Antonio Contes. Mancini shihet si zgjedhja e preferuar e drejtuesve të lartë sportivë për t’u rikthyer në krye të pankinës me të cilën triumfoi në Euro 2021.

Nga ana tjetër, Antonio Conte mbetet një opsion i mbështetur nga drejtuesit e klubeve të Serie A, ndonëse vetë tekniku ka deklaruar se nuk ka pasur kontakte zyrtare. Me largimin e drejtuesve aktualë, në skenë del edhe emri i Giorgio Chiellinit si një kandidaturë e mundshme për të marrë rolin e drejtorit teknik, ndërsa procesi i vendimmarrjes për trajnerin e ri vijon të mbetet në qendër të vëmendjes.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit