

SARANDË, 27 Korrik 2026 – Policia e Sarandës ka vënë në pranga 30-vjeçarin Mariglen Kondi, i cili kërkohej prej fillimit të këtij muaji si i dyshuari kryesor për tentativën e rrëmbimit të një shtetaseje nga Nepali pranë pikës kufitare të Qafë Botës.
Ngjarja ka ndodhur më 2 korrik, në aksin rrugor Konispol–Qafë Botë. Sipas hetimeve, 30-vjeçari me origjinë nga Tepelena ka tentuar të fusë me forcë në automjetin e tij vajzën e re, por ajo u rezistoi me sukses veprimeve të tij dhe arriti të largohej me vrap. Pas denoncimit të bërë nga e dëmtuara, policia bëri të mundur identifikimin e autorit përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë.
Sipas të dhënave zyrtare, Kondi rezulton me precedentë të theksuar penalë. Në vitin 2020 ai është arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, masë e cila më pas u zëvendësua me "Arrest në shtëpi". Më pas, në vitin 2021, ai u arrestua sërish pasi theu masën e sigurisë për të kryer vjedhjen e disa automjeteve në Lushnjë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






