Transmetuar më 27-07-2026, 19:51

TIRANË, 27 Korrik 2026 – Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas incidentit të ndodhur në ambientet e Kuvendit, ku kryetari i partisë "Mundësia", Agron Shehaj, u largua me vrap duke marrë me vete dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes financiare me SHBA-në.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, i shoqëruar nga pamjet ku shihet një punonjëse e Kuvendit e cila u rrëzua gjatë ndjekjes së deputetit, kreu i qeverisë e ka cilësuar veprimin e Shehajt si një akt të jashtëligjshëm dhe të papranueshëm. Rama deklaroi se veprimi i deputetit përkujton sjellje të papërgjegjshme dhe se shpreson që organet e drejtësisë të veprojnë sipas ligjit.

"Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, na dëshmon botërisht se vesi del me shpirtin. Uroj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar", u shpreh kryeministri.

Gjithashtu, Rama i shprehu keqardhjen punonjëses së Kuvendit të përfshirë në incident, duke u shprehur i lehtësuar që ajo nuk pësoi dëmtime të rënda fizike gjatë ndjekjes.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit