

TORONTO, 27 Korrik 2026 – Policia kanadeze ka nisur hetimet pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë konsullatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Toronto. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve vendore, efektivët e policisë dëgjuan të shtëna rreth orës 04:46 sipas orës lokale. Një automjet i bardhë pa targa është parë duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Ndonëse forcat e rendit u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar, drejtuesi i tij arriti të largohej. Ekspertët që rrethuan zonën gjetën gëzhoja armësh në vendin e ngjarjes, ndërsa motivet e sulmit mbeten ende të paqarta.
Kjo është ngjarja e dytë e këtij lloji që synon godinën diplomatike amerikane në Toronto brenda katër muajve e gjysmë, pas një incidenti të ngjashëm të ndodhur më 10 mars, për të cilin dy të rinj u arrestuan gjatë muajit qershor. Në përgjigje të këtyre ngjarjeve, autoritetet kanadeze kanë rritur masat e sigurisë pranë misioneve diplomatike amerikane dhe izraelite, në sfondin e tensioneve të larta ndërkombëtare për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






