

TIRANË, 27 Korrik 2026 – Pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes financiare prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se pajisjet e para mbrojtëse të parashikuara në këtë paketë do të nisin të mbërrijnë në Shqipëri që në muajin shtator.
Sipas Ballës, kjo marrëveshje synon rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit në një kohë kur situata e sigurisë në Europë është përkeqësuar ndjeshëm. Duke iu përgjigjur debateve mbi procedurat e shqyrtimit të projektligjit në Parlament, ai nëlidhse se interesat e vendit dhe siguria kombëtare qëndrojnë mbi çdo procedurë, ndërsa sqaroi se disa elemente të dokumentit shoqërohen me shkallë sekretisë për shkak të natyrës së pajisjeve ushtarake.
Balla përgëzoi institucionet që negociuan aktin—përfshirë qeverinë, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Mbrojtjes—duke e cilësuar këtë mbështetje si një nga më të mëdhatë në fushën e sigurisë gjatë 35 viteve të fundit dhe një moment kyç në 104-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






