

Paris – Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy, në kryeqytetin francez.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit janë të moshave 19, 24 dhe 36 vjeç. Dy prej tyre, të dyshuara gra, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke ndërhyrë për asistimin e të plagosurve dhe sigurimin e zonës.
Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se autori i dyshuar është ndaluar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të sulmit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






