Transmetuar më 27-07-2026, 14:21

Tiranë – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka propozuar dhënien e një page shtesë për të gjithë efektivët që do të angazhohen në përballimin e zjarreve gjatë sezonit veror.

Gjatë një takimi me zjarrfikësit dhe strukturat e Emergjencave Civile në Bazën Ajrore të Farkës, Rama tha se masa do të përfshijë forcat që janë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe që do të angazhohen në operacionet për shuarjen e zjarreve.

Sipas kryeministrit, shpërblimi duhet të jepet menjëherë dhe jo në përfundim të sezonit, si një vlerësim për angazhimin e efektivëve në terren.

“Kam propozuar që të gjitha forcat që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes dhe do të përfshihen në këtë proces të shpërblehen menjëherë me një pagë ekstra”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë u bëri gjithashtu thirrje bashkive që të ndjekin të njëjtën praktikë për zjarrfikësit dhe strukturat e tyre vendore.

“I bëj thirrje bashkive të bëjnë të njëjtën gjë për trupat e tyre dhe ta bëjnë menjëherë, pa pritur që të përfundojë e gjithë beteja”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se qeveria do të vijojë investimet për përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe mbështetjen e strukturave të angazhuara në menaxhimin e emergjencave civile.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit