Transmetuar më 27-07-2026, 12:45

Tiranë – Disa nga personat e shoqëruar nga policia gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit janë lënë të lirë, mes tyre edhe një nga organizatorët e tubimit, Arben Kola.

Shoqërimet u kryen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës, ku pati përplasje mes disa protestuesve dhe forcave të policisë.

Pas disa orësh qëndrimi në ambientet e Komisariatit nr. 1, të shoqëruarit janë liruar, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me procedurat e mëtejshme.

Ndërkohë, organizatorët kanë njoftuar se protesta do të vijojë edhe në orën 19:00, me një tubim të planifikuar përpara godinës së Kryeministrisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit