

Kakavijë – Lëvizja në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë i është rikthyer normalitetit pas përfundimit të grevës katërorëshe të zhvilluar nga punonjësit e palës greke.
Greva, e cila preku pikat doganore të Kakavijës, Kapshticës, Qafë Botës dhe Tre Urave, shkaktoi vonesa të konsiderueshme dhe radhë të gjata automjetesh e udhëtarësh gjatë orëve të para të mëngjesit.
Fluksi i lartë i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve krijoi radhë kilometrike, veçanërisht në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, ndërsa shumë qytetarë nuk kishin dijeni për pezullimin e përkohshëm të punës nga autoritetet greke.
Pas rreth katër orësh ndërprerje, procedurat e kalimit kufitar kanë rifilluar normalisht dhe qarkullimi në pikat doganore po vijon pa kufizime.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






