Transmetuar më 27-07-2026, 12:18

Tiranë – Pas përfundimit të marshimit në disa zona të kryeqytetit, protestuesit janë drejtuar drejt Komisariatit nr. 1 të Policisë, ku dyshohet se mbahen disa prej personave të shoqëruar gjatë protestës së sotme.

Më herët, protestuesit u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas vijuan marshimin drejt ambienteve të komisariatit.

Protesta nisi që në orët e para të mëngjesit, kur qytetarë të shumtë u mblodhën pranë Kuvendit të Shqipërisë. Organizimi i protestuesve kishte nisur rreth orës 08:30, ndërsa seanca plenare ishte parashikuar të zhvillohej në orën 10:00.

Gjatë tubimit u vu re një prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat kishin vendosur një perimetër sigurie pranë Kuvendit për të shmangur përplasjet dhe për të garantuar hyrjen e deputetëve në ambientet e parlamentit.

Pavarësisht masave të sigurisë, gjatë protestës pati momente tensioni mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Disa persona u shoqëruan, mes tyre edhe Arben Kola.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, organizatorët zgjodhën një tjetër formë veprimi, duke u vendosur në disa akse kryesore të kryeqytetit dhe duke bllokuar përkohësisht qarkullimin. Më pas, protestuesit u rikthyen pranë hyrjes së Kuvendit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit