

Tiranë – Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të hënë një takim me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe, i cili do të zhvillohet në selinë rozë.
Mbledhja pritet të nisë në orën 08:30 dhe vjen pak ditë pas prezantimit nga Rama të dokumentit “Besa”, të cilin kryeministri e ka cilësuar si një pikë kthese për mandatin e katërt qeverisës.
Përveç objektivave të përcaktuara në dokumentin “Besa”, një tjetër çështje që pritet të jetë në fokus të diskutimeve është reforma territoriale.
Kjo temë ka shkaktuar debate në seancën plenare të javës së kaluar mes mazhorancës dhe opozitës, pasi palët nuk arritën një dakordësi për ndryshimet e mundshme në ndarjen administrative të vendit.
Takimi pritet të shërbejë për koordinimin e qëndrimeve dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm politikë lidhur me prioritetet e Partisë Socialiste në nivel vendor.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






