

Lezhë – Një 54-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka shkaktuar një shkrepje të pavullnetshme të një arme zjarri brenda ambienteve të Spitalit Rajonal të Lezhës.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet G. N., 54 vjeç, kishte shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të problemeve shëndetësore. Gjatë qëndrimit në ambientet e spitalit, nga çanta e krahut që mbante dyshohet se i ka rënë një armë zjarri, e dyshuar si pistoletë, duke shkaktuar një shkrepje të pavullnetshme.
Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka shpallur në kërkim djalin e tij, 18 vjeç, i cili dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.
Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe një punonjës i Spitalit Rajonal të Lezhës, shtetasi A. V., 54 vjeç, me detyrë punonjës i sektorit IT, pasi dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Hetimet vijojnë për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






