Transmetuar më 27-07-2026, 11:11

Tiranë – Një i ri ka shfaqur shqetësime shëndetësore gjatë tubimit të zhvilluar sot para Kuvendit, pas përdorimit të sprajit nga efektivët e policisë.

Sipas informacioneve paraprake, pas tensioneve të krijuara gjatë protestës, policia ka përdorur spraj, ndërsa një prej pjesëmarrësve ka pasur probleme shëndetësore si pasojë e ekspozimit ndaj tij.

I riu është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore. Ende nuk ka të dhëna të plota për gjendjen e tij shëndetësore.

Ngjarja vijon të jetë nën vëzhgim, ndërsa pritet reagimi zyrtar për situatën e krijuar gjatë tubimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit