

Durrës – Një konflikt i dhunshëm është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes tre të rinj janë goditur me thikë nga dy persona të tjerë. Dy prej të plagosurve, përkatësisht 18 dhe 20 vjeç, kanë pësuar dëmtime të shumta dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Ndërkohë, personi i tretë i përfshirë në ngjarje ka marrë dëmtime të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për trajtim spitalor.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e personave të përfshirë.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






