Transmetuar më 27-07-2026, 08:58

TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë është rrethuar nga masa të shtuara sigurie para nisjes së seancës plenare, pas njoftimit për zhvillimin e një proteste qytetare përpara Parlamentit.

Forcat e policisë kanë vendosur barriera metalike dhe kanë shtuar praninë në terren, ndërsa disa akse rrugore që lidhen me zonën e Kuvendit janë bllokuar për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës.

Kordonet policore janë vendosur në disa pika strategjike të kryeqytetit, përfshirë kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, zonën pranë Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe në drejtim të ish-selisë së Partisë Demokratike.

Masa e sigurisë vjen ndërsa deputetët pritet të mblidhen sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës është parashikuar shqyrtimi i ndryshimeve për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme parlamentare.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të Kuvendit pritet të zhvillohet protesta e paralajmëruar nga qytetarët, e cila është njoftuar të nisë para mbledhjes së deputetëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit