Transmetuar më 27-07-2026, 08:30

KSAMIL – Një vatër zjarri ka përfshirë mëngjesin e kësaj të hëne një kodër në hyrje të Ksamilit, duke shkaktuar shqetësim për shkak të afërsisë me një resort turistik.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer rreth orës 04:50 dhe janë përhapur në zonën kodrinore, duke ngritur alarmin për rrezikun që mund të paraqisnin për objektet pranë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në ndërtesat pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, të cilat mbeten ende të paqarta.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit