Transmetuar më 27-07-2026, 08:27

TIRANË – Një protestë qytetare është paralajmëruar të mbahet sot para Kuvendit të Shqipërisë, pak para nisjes së seancës plenare. Tubimi është njoftuar të zhvillohet në orën 08:30, ndërsa deputetët pritet të mblidhen në sallën e Parlamentit.

Sipas organizatorëve, protesta synon të shprehë pakënaqësinë ndaj institucionit të Kuvendit, për të cilin ata pretendojnë se nuk përfaqëson më interesat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Për mbarëvajtjen e tubimit, autoritetet pritet të vendosin masa të shtuara sigurie. Zona përreth Kuvendit do të monitorohet nga forca të shumta policie, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës.

Në protestat e mëparshme të organizuara para Parlamentit janë dëgjuar slogane dhe thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa mbetet për t’u parë pjesëmarrja dhe ecuria e saj.

Seanca plenare e Kuvendit pritet të zhvillohet sipas rendit të ditës, ndërsa protesta do të mbahet paralelisht jashtë ambienteve të Parlamentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit