Transmetuar më 26-07-2026, 22:45

Qytetarët kanë përmbyllur protestën e 57-të kundër qeverisë, e cila nisi në sheshin “Skënderbej” dhe vijoi me marshim drejt Kryeministrisë.

Gjatë tubimit, qytetarë dhe aktivistë morën fjalën në podiumin e vendosur para godinës së Kryeministrisë, ku paraqitën kërkesat e tyre dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Aktivisti Arben Kola deklaroi se, pas polemikave të fundit që lidhen me organizimin e eventit me artistin Kanye West, qytetarët kërkojnë edhe dorëheqjen e ministrit Blendi Gonxhja. Sipas tij, prioritet duhet të jenë investimet në infrastrukturë, energji, ujësjellës dhe transport publik.

Aktivistja Arvina Lleshi renditi disa prej shqetësimeve që, sipas saj, kanë nxitur protestën, duke përmendur edhe mungesën e hapësirave publike dhe parqeve për fëmijët.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit nën thirrjet: “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”.

Organizatorët njoftuan se protesta do të vijojë edhe ditën e nesërme, me një tubim të paralajmëruar para Parlamentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit