

Një moment romantik ka tërhequr vëmendjen gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një gjest të veçantë dashurie.
Brikena u befasua kur në studio mbërriti një buqetë e madhe me trëndafila të kuq, shoqëruar me një kartolinë ku shkruhej: “Për bionden që më ka vjedhur zemrën”.
Surpriza solli emocione te çifti, të cilët shkëmbyen përqafime dhe puthje në prani të kamerave, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në studio.
Momenti u prit me duartrokitje dhe buzëqeshje nga të pranishmit, ndërsa Brikena falënderoi Mateon për dedikimin dhe gjestin romantik.
Historia e tyre e dashurisë nisi gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 5 dhe ka vijuar edhe pas përfundimit të programit, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të çiftit.


Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






