Transmetuar më 26-07-2026, 22:35

Qytetarët kanë përfunduar tubimin para godinës së Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke mbyllur ditën e 57-të të protestës së tyre.

Nën thirrjet "Nesër më shumë" dhe "Ju erdhi fundi", protestuesit vijuan marshimin, ndërsa organizatorët përsëritën se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Gjatë tubimit, dhjetëra qytetarë morën fjalën në podiumin e vendosur përpara Kryeministrisë, ku shprehën qëndrimet e tyre dhe artikuluan kërkesat drejtuar qeverisë. Ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Në fjalimet e mbajtura u ngritën shqetësime për projektin që prek zonën e mbrojtur të Zvërnecit, si edhe për çështje të tjera që, sipas protestuesve, lidhen me korrupsionin, keqqeverisjen dhe problematikat ekonomike e sociale në vend.

Organizatorët njoftuan se protesta do të vijojë edhe nesër, duke u bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen tubimeve të radhës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit