Transmetuar më 26-07-2026, 21:22

GJERMANI – I dyshuari për sulmin e ndodhur gjatë Paradës së Krenarisë (Pride) në Berlin është vrarë nga policia gjermane gjatë një operacioni kërkimi, raportojnë mediat vendase.

Sipas transmetuesit rajonal Rundfunk Berlin-Brandenburg (RBB), 21-vjeçari Abdul Ballout u qëllua për vdekje nga efektivët e policisë në një kompleks kopshtesh në zonën Spandau, në perëndim të kryeqytetit gjerman.

Pas sulmit, autoritetet kishin ndërmarrë një operacion të gjerë kërkimi, ku u angazhuan qindra efektivë policie për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Sulmi ndodhi rreth orës 22:00, gjatë aktivitetit të komunitetit Pride në Berlin, duke lënë pas dhjetëra persona të lënduar.

Më herët, autoritetet gjermane kishin bërë të ditur se Ballout, i lindur në Gjermani dhe me origjinë libaneze, dyshohej se kishte lidhje me qarqe islamiste në Berlin.

Hetimet për motivin e sulmit dhe rrethanat e plota të ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë detaje të tjera pas analizimit të provave të mbledhura.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit