Transmetuar më 26-07-2026, 20:34

TIRANË – Aktivisti Arben Kola u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet nesër përpara Parlamentit, duke njoftuar se grumbullimi do të nisë në orën 08:00, ndërsa marshimi në orën 08:30.

Duke komentuar dokumentin e propozuar nga kryeministri, të quajtur "Besa", Kola u shpreh kritik ndaj tij, duke e cilësuar si një përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet kryesore.

Në deklaratën e tij, aktivisti përdori edhe gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit, duke thënë se nuk ka besim tek ai dhe duke e akuzuar për keqqeverisje gjatë viteve të fundit.

Arben Kola: "Ftojmë çdo shqiptar që nesër në orën 08:00 të jetë në shesh. Në orën 08:30 do të nisë marshimi drejt Parlamentit. Duket se herën e kaluar deputetët nuk i mbaruan pazaret dhe kanë lënë disa votime për nesër. Ajo që po propozohet është thjesht një shpërqendrim i vëmendjes.

Sa i përket dokumentit ‘Besa’, unë i zë më shumë besë një qeni sesa një politikani si kryeministri. Shqiptarët janë vjedhur, janë tallur dhe tani po shitet Shqipëria. Për njerëzit e pabesë nuk ka besë. Ne do të vazhdojmë protestat deri në realizimin e pesë kërkesave tona. Nuk ka kthim pas."

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit