

Tiranë – Një nga pjesëmarrësit në protestën antiqeveritare të zhvilluar këtë të diel në Tiranë ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, duke e akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të fondeve publike dhe mungesë të politikave në favor të qytetarëve.
Gjatë një prononcimi për mediat, protestuesi u shpreh se qeveria ka rritur pagat e zyrtarëve, ndërsa, sipas tij, një pjesë e madhe e qytetarëve vijojnë të përballen me vështirësi ekonomike.
Ai kritikoi gjithashtu përdorimin e taksave publike, duke pretenduar se ato shërbejnë për të financuar patronazhistët dhe jo për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
“Kam dalë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, sepse ka bërë shumë zullume. Nuk ka punuar për popullin. Flitet për rritje pagash për deputetët dhe qeveritarët, ndërsa qytetarët janë të varfër. Janë abuzime të mëdha,” u shpreh protestuesi.
Në deklaratën e tij, ai përmendi edhe çështjen e arbitrazhit me Francesco Becchettin, duke pretenduar se dëmshpërblimi është paguar nga taksat e shqiptarëve.
Protestuesi përdori edhe ironi për të komentuar paraqitjen publike të kryeministrit.
“Të mos shkojë nëpër Evropë me atlete të bardha. Unë i kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës. Këto i kam blerë me rrogë dhe me djersë,” tha ai.
Protesta në Tiranë vijon në kuadër të mobilizimit antiqeveritar, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






