Transmetuar më 26-07-2026, 20:16

Tiranë – Qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme qytetare kanë nisur të mblidhen këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të protestës antiqeveritare që po zhvillohet prej 57 ditësh radhazi në kryeqytet.

Pjesëmarrësit po ritheksojnë kërkesat e tyre, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në marrjen e një reagimi nga institucionet.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbajnë fjalime dhe do të paraqesin qëndrimet e tyre mbi zhvillimet politike dhe sociale në vend.

Më pas, marshimi do të vijojë në disa prej akseve kryesore të Tiranës, ku pjesëmarrësit do të mbajnë pankarta dhe do të brohorasin sloganet e protestës.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore, duke theksuar se synimi është shprehja e kërkesave përmes mjeteve demokratike.

Kjo shënon ditën e 57-të të protestës së pandërprerë në kryeqytet, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vijim, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit