Transmetuar më 26-07-2026, 18:09

Vlorë – Zjarri i përmasave të konsiderueshme që ka përfshirë zonën e Zvërnecit ka mobilizuar jo vetëm forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës, por edhe banorë e pushues të zonës, të cilët janë angazhuar në përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, duke detyruar shërbimin zjarrfikës të angazhojë të gjithë kapacitetet në terren për frenimin e zjarrit.

Vatra ka marrë përmasa të konsiderueshme dhe paraqet rrezik për përhapjen në një sipërfaqe më të gjerë me pyje dhe bimësi. Gjithashtu, ekziston shqetësimi se flakët mund t’u afrohen bizneseve dhe ambienteve të tjera pranë zonës së prekur.

Në vendngjarje ndodhen ekipet zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat e tjera të emergjencës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien nën kontroll të situatës.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës së përfshirë nga zjarri dhe të zbatojnë udhëzimet e forcave operacionale në terren.

Operacioni për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit vijon.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit