Transmetuar më 26-07-2026, 17:37

Vlorë – Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e kësaj të diele në zonën e Zvërnecit, ndërsa re të dendura tymi janë përhapur mbi qytetin e Vlorës, duke u bërë të dukshme nga disa zona.

Menjëherë pas sinjalizimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e Policisë së Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar ende sipërfaqen e përfshirë nga flakët.

Operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit vijon, ndërsa pritet një bilanc zyrtar mbi situatën dhe dëmet e mundshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit