Transmetuar më 26-07-2026, 14:20

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ishte pranë një prej surprizave më të mëdha në karrierën e tij, por përvoja dhe niveli i ish-kampionit britanik Anthony Joshua bënë diferencën në ring.

Joshua arriti ta mbyllë duelin në raundin e dytë, duke e rrëzuar me nokaut Prengën dhe duke siguruar fitoren në përballjen mes dy boksierëve.

Përveç interesimit për rikthimin e Joshua-s në ring dhe mundësinë e një përballjeje të ardhshme me Tyson Fury, vëmendje të madhe ka marrë edhe ana financiare e këtij dueli.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, fondi total i ndeshjes ka qenë rreth 5.7 milionë euro. Anthony Joshua mësohet të ketë përfituar afërsisht 4.6 milionë euro, ndërsa Kristian Prenga rreth 1.1 milionë euro, që përbën pagesën më të lartë të karrierës së tij.

Kjo shumë shënon një moment të rëndësishëm për boksierin shqiptar, i cili pavarësisht humbjes në ring, ka arritur një sukses të madh financiar dhe një nga përfitimet më të mëdha të karrierës së tij sportive.

Në krahasim, përballja e Joshua-s me Jake Paul, e zhvilluar në dhjetor, raportohet se ka gjeneruar të ardhura shumë më të larta, me një fond total të vlerësuar mes 159 dhe 172 milionë eurosh.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit