

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Levan, në vendin e quajtur “Çezma e Levanit”, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir.
Nga informacionet paraprake mësohet se aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.
Ndërkohë, efektivët e policisë po punojnë për menaxhimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, i cili gjatë fundjavës përballet me një fluks të shtuar automjetesh.



Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






