Transmetuar më 26-07-2026, 13:54

Pak orë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, kanë dalë detaje të reja për vdekjen tragjike të elektricistit Agim Beqiri, i cili humbi jetën pas kontaktit me rrymën elektrike gjatë kryerjes së detyrës.

Një banor i zonës ka treguar se Beqiri ishte punonjës i Bashkisë së Pogradecit prej shumë vitesh dhe merrej me riparimin e defekteve në linjat e ndriçimit publik.

Sipas dëshmisë së tij, elektricisti kishte konstatuar defektin një natë më parë dhe ishte rikthyer ditën e ngjarjes për të kryer riparimin. Banori e përshkroi atë si një njeri punëtor dhe të përkushtuar, i cili shpesh punonte edhe gjatë ditëve të pushimit për të zgjidhur problemet e komunitetit.

“ ishte punonjës i komunës për defektet e linjave të ndriçimit. Ishte një person që punonte prej shumë vitesh, një burrë shumë i mirë, i rregullt dhe i sinqertë. Punonte shumë dhe, edhe në ditët e pushimit, kur kishte probleme në fshat, vinte për t’i zgjidhur. Mbrëmë konstatoi defektin dhe sot u kthye për ta riparuar”, u shpreh banori.

Sipas banorëve, në shtyllën elektrike ku ndodhi aksidenti ndodheshin dy linja tensioni, ndërsa ende nuk dihet nëse kjo ka ndikuar në ngjarjen fatale.

Agim Beqiri humbi jetën gjatë punës, ndërsa grupi hetimor vijon verifikimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit