

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Dibrës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur disa shtetas. Në kuadër të hetimeve janë proceduar penalisht edhe nëntë persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin Fatjon Iskurti, 38 vjeç, banues në fshatin Pollozhan.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. I., 19 vjeç, banues në Pollozhan.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari, në bashkëpunim me 19-vjeçarin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur gjashtë shtetas, banues në Peshkopi dhe Pollozhan.
Në vijim të hetimeve, Policia nisi procedim penal edhe ndaj tetë shtetasve të tjerë për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi dyshohet se, ndonëse kanë pasur dijeni për ngjarjen, nuk e kanë kallëzuar atë pranë autoriteteve.
Po ashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë edhe për një 44-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme hetimore.
Dibër
Qëlloi në ajër me armë zjarri për të kanosur disa shtetas, vihet në pranga 38-vjeçari.
Nis procedimi penal për 8 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi, si dhe për një 44-vjeçar, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 24.07.2026, në bulevardin "Elez Isufi", arrestuan në flagrancë shtetasin:
F. I., 38 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. I., 19 vjeç, banues në Pollozhan, Dibër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi F. I., në bashkëpunim me shtetasin K. I., ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të kanosur shtetasit M. H., 52 vjeç, L. H., 21 vjeç, O. H., 25 vjeç, R. H., 21 vjeç, J. Sh., 18 vjeç dhe K. D., 18 vjeç, banues në Peshkopi dhe Pollozhan.
Për këta shtetas, si dhe për shtetasit K. C., 70 vjeç dhe R. C., 42 vjeç, banues në Pollozhan, ka nisur procedimi penal për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi, megjithëse kanë pasur dijeni për ngjarjen, nuk e kanë kallëzuar atë pranë organeve të Policisë.
Gjithashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë edhe për shtetasin G. I., 44 vjeç, banues në Pollozhan, pasi dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






