

Dy vatra zjarri janë regjistruar pothuajse njëkohësisht në qytetin e Vlorës, duke detyruar shërbimin zjarrfikës të angazhojë dy grupe ndërhyrjeje për menaxhimin e situatës.
Vatra e parë u shënua në një subjekt të kategorisë "fast food", ku paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi. Flakët shkaktuan tym të dendur dhe dëme materiale në ambientet e biznesit. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua.
Ndërkohë, një vatër e dytë zjarri përfshiu një kabinë elektrike pranë gjimnazit "Ali Demi". Për shkak të rrezikut që paraqiste situata, zjarrfikësit ndërhynë menjëherë, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe izoluar flakët, të cilat mund të përhapeshin drejt pallatit pranë.
Nga të dyja ngjarjet nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarreve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






