

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, e ndodhur brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka sjellë një zbulim të rëndësishëm, duke evidentuar një zgavër me thellësi rreth 70 metra, pothuajse tërësisht vertikale.
Sipas anëtarëve të ekspeditës, në fund të zgavrës është konstatuar një grumbull i madh gurësh, i cili dyshohet se ka bllokuar vazhdimin e galerisë, duke lënë të hapur mundësinë për eksplorime të mëtejshme.
Gjatë kërkimeve janë gjetur gjithashtu një numër i konsiderueshëm eshtrash kafshësh të egra, mes tyre të derrit të egër, drerit, ujkut, dhelprës dhe specieve të tjera, çka pritet të jetë objekt studimi për specialistët.
Eksploruesit bëjnë të ditur se zbulimi hap perspektiva të reja për kërkime speleologjike dhe shkencore, me synim përcaktimin nëse shpella ka vazhdim, si dhe dokumentimin e vlerave të saj natyrore, gjeologjike dhe ekologjike.



Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






